Eredivisie: Ajax mposht pastër Feyenoordin si mysafir

Eredivisie: Ajax mposht pastër Feyenoordin si mysafir

Ajaxi fitoi klasiken e Holandës duke mposhtur Feyenoordin ne transfertë 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Eredivises, njofton Insajderi.

Edhe pse janë shpallur matematikisht kampionë, kryeqytetasit nuk falën teksa ishte një ndeshje mes tensioni ku u dhanë dy kartonë të kuq.

Në minutën e 21-të ishte Senesi i cili shkaktoi autogol duke i dhënë epërsinë skuadrës së Ajaxit. Katër minuta më vonë VAR-i i anulon një gol Feyenoordit për pozicion jashtë loje. Në minutat shtesë të pjesës së parë mesfushori miqve Alvarez largohet nga fusha me karton të kuq për një faull në zonë duke shkaktuar penallti.

Nga pika e 11-metërshit ishte mesfushori Fer i cili nuk mundi të realizont teksa në pjesën e dytë ishte Haps për t’i dhënë Ajaxit epërsinë e dyfishtë.

Në minutën e 79-të të takimit, Kudus vulosi shifrat në 0-3 pas një asisti të kapitenit Dushan Tadiç. Ndërkohë Ajaxi kryeson kampionatin në kuotën e 82 pikëve, ndërsa Feyenoordi renditet në vendin e pestë në kuotën e 55 pikëve. /Insajderi.com