Milan mposht Juventusin në Torino, ekipi i Piolit ngjitet në vendin e tretë ndërsa Juve del jashtë zonës Champions

Milan mposht Juventusin në Torino, ekipi i Piolit ngjitet në vendin e tretë ndërsa Juve del jashtë zonës Champions

Skuadra e Stefano Piolit tronditi me rezultatin 0-3 Juventusin në Torino, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A, duke mbajtur gjallë ëndrrën për Champions League, njofton Insajderi.

‘Kuqezinjtë’ zhbllokuan sfidën me anë të Brahim Diaz në minutën e 45+1, duke mbyllur fragmentin e parë të lojës me avantazhin e një goli. Në pjesën e dytë, Milani ka qenë dominues. Në minutën e 58-të, Kessie gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e tij u ndal nga portieri Szceszny. Për golin e qetësisë mendoi Ante Rebiç në minutën e 78-të me një perlë nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.

Për të vulosur këtë triumf spektakolar mendoi mbrojtësi Tomori, i cili në minutën e 82-të, goditi saktë me kokë pas asistit të Çalhanoglu duke tundur rrjetën. Pas këtij suksesi, Milani u ngjit në vendin e tretë në kuotën e 72 pikëve. ‘Kuqezinjtë’ arritën të thyenin Juventusin në Torino pas plot 10 vitesh.

Vlen të theksohet paraqitja e dobët e Cristiano Ronaldos, i cili ishte thuajse in-ekzisten, duke gjuajtur vetëm një herë drejt portës së Donnarummës. /Insajderi.com