La Liga ‘zjarr” garë për titull mes Atletico Madrid, Realit e Barcelonës

La Liga ‘zjarr” garë për titull mes Atletico Madrid, Realit e Barcelonës

Situata në La Liga është e komplikuar, pasi Atletico Madrid si lider në tabelë me 77 pike po ndiqet nga Real Madridi e Barcelona që kanë nga 75 sosh.

Gjatë kësaj xhiroje u luajtën dy ndeshjet direkte për titull: Barcelona & Atletico Madrid dhe Real Madrid & Sevilla.

Të dy ndeshjet përfunduan me barazim, 0 me 0 në Camp Nou, ndërkaq 2 me 2 në Santiago Bernabeu.

E vetmja çështja që është zgjidhur gjatë xhiros së 35 në La Liga ishte humbja e shpresave të Sevillas për ta fituar kampionatin.

Kjo pasi ata tash kanë mbetur në koutën e 71 pikëve, gjashtë më pak se lideri Atletico Madrid, kur janë edhe nëntë pikë në lojë.

Pikërisht, tri xhiro para fundit, Atletico Madrid në xhiron e ardhshme do ta pres në Wanda Metropolitano skuadrën e Real Sociedad e cila pozicionohet e pesta në tabelë.

Më pas skuadra e Diego Simeone do të udhëtojë për t’u përballur me Ossasunen e pastaj edhe me Real Valladolid.

Ndërkaq, rivali lokal, Real Madridi në xhirot e ardhshme do të përballet me Granadan si mysafir e më pastaj do ta ketë edhe një ndeshje në udhëtim kundër Athletic Bilbao.

Ndeshjen që mund të jetë vendimtare e zhvillon si vendas kundër Vilarealit.

Pikë të barabarta me Real Madridi ka Barcelona e cila luan si mysafir xhiron tjetër ndaj fqinjit Levante, më pastaj luan si vendas ndaj Celta Vigo.

Kampionatin e mbaron në Ipurua Municipal kundër Elibarit. /Insajderi.com