Lëndohet Leon Goretzka, mund të humbas Kampionatin Evropian

Lëndohet Leon Goretzka, mund të humbas Kampionatin Evropian

Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Bayern Munchen mund të humbas Kampionatin Evropian, EURO 2020, që zhvillohet këtë verë, njofton Insajderi.

Sipas informatave që ka botuar gjermania ‘Kicker’, Leon Goretzka, që luajti vetëm 10-minuta në përballje ndaj Borussia Monchengladbach, ka pësuar lëndim në muskul që mund ta mbajë atë larg fushave për më shumë se një muaj.

E nëse kjo konfirmohet, 26 vjeçari përveç që ka mbyllur sezonin, brenda disa ditëve pritet të kuptohet saktë nëse do të jetë në dispozicion të kombëtares gjermane për evropian. /Insajderi.com