Ish-basketbollisti i Pejës dhe Bashkimit shpallet trajner i vitit në kampionatin belg

Ish-basketbollisti i Pejës dhe Bashkimit shpallet trajner i vitit në kampionatin belg

Trajneri i vitit në kampionatin e Belgjikës është një emër i njohur për dashamirët e basketbollit kosovar, njofton Insajderi.

Këtë çmim prestigjioz e ka fituar trajneri boshnjak, Vedran Bosnic, i cili sa ka qenë aktiv si basketbollist, ka luajtur në Kosovë për skuadrat si Bashkimi dhe Peja.

Bosnic aktualisht është trajner i skuadrës Belfius Mons, me të cilën ka kaluar një stinor të shkëlqyer. Ai me skuadrën e tij mbanë kryesimin në tabelë te kampionati belg me bilanc prej 19 fitoreve dhe gjashtë humbjeve, ndërsa në FIBA EuropeCup kishte arritur të kualifikohet deri në çerekfinale të Play Off-it.

Bosnic është gjithashtu edhe përzgjedhës i përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës. /Insajderi.com