Akhmat Grozny vendos fotografinë e Berishës në hyrje të stadiumit

Akhmat Grozny vendos fotografinë e Berishës në hyrje të stadiumit

Bernard Berisha ka dhënë kontribut të madh për ekipin e Akhmat Groznyt në Rusi, njofton Insajderi.

I njohur për elegancën në fushën e lojës dhe shpejtësinë e madhe në krahë, spektaklin e këtij lojtari kishim mundësinë që ta shijonin edhe në Shqipëri teksa do të luante me Skënderbeun përpara largimit në Rusi.

Këta të fundit nuk njihen për shfaqjen e ndonjë dashurie të madhe për shqiptarët. Megjithatë nisur nga kontributi që Berisha ka dhënë në gjithë këto kohë, Akhmat Grozny e ka vendosur fotografin e Berishës në hyrje të stadiumit. /Insajderi.com