Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të hënën se varianti indian i Coronavirusit i identifikuar për herë të parë në Indi vitin e kaluar, po klasifikohej si “një variant i shqetësimit global”, transmeton Insajderi.
Studimet paraprake tregojnë se mutacioni B.1.617 përhapet më lehtë sesa variantet e tjera dhe kërkon studim të mëtejshëm, shkruan ‘BBC’.
Sipas OBSH-së, varianti tashmë është përhapur në më shumë se 30 vende të botës.
Varianti po studiohet për të vërtetuar nëse është përgjegjës për rritjen ekstreme të rasteve të reja dhe viktimave në Indi.
India raportoi të hënën 366 mijë e 161 infeksione të reja dhe tre mijë e 754 viktima nga COVID-19 , teksa ekspertët thonë se shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta se sa raportohen./Insajderi.com