Iniesta vazhdon kontratën edhe për dy vite me ekipin japonez

Iniesta vazhdon kontratën edhe për dy vite me ekipin japonez

Ish-legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli aktiv, ku ka arritur suksese të mëdha si në nivel klubesh me Barcelonën, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Champions League, po ashtu edhe me kombëtare si Spanja, njofton Insajderi.

Mesfushori spanjoll ka rinovuar kontratën e tij ditën e sotme me skuadrën e Vissel Kobe, aty ku luan nga vera e vitit 2018. 37-vjeçari është futur në sezonin e tij të katërt në Japoni dhe tashmë ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2023.

Iniesta ka fituar thuajse gjithçka në futboll dhe tashmë duket se e ka të vështirë të mbyllë karrierën, pasi nuk rri dot larg fushave të blerta, edhe pse është në moshë të madhe. /Insajderi.com