Mehmedi asiston në fitorën e Zvicrës ndaj Letonisë

Mehmedi asiston në fitorën e Zvicrës ndaj Letonisë

Asistimi i Admir Mehmedit tek goli i Drmiç i ndihmoi Zvicrës të mposht Letoninë 1 me 0 në sfidën e vlefshme për Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Drmiç realizoi në minutën e 666′ të takimit, duke e kaluar Zvicrën në avantazh, të cilin helvetët e mbajtën deri në fund të takimit.

Përveç Mehmedit, edhe tre futbollistë të tjerë shqiptarë dhanë kontribut në këtë fitore të Zvicrës. Në këtë sfidë luajtën edhe Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka, raporton Insajderi.

Me këtë fitore, Zvicra e “blindon” vendin e parë në Grupin B me 15 pikë të grumbulluara pas 5 takimesh. Letonia ndodhet në vendin e pestë të grupit me vetëm 3 pikë. /Insajderi.com