Izraeli ka njoftuar se të mërkurën ka vrarë 16 anëtarë të krahut ushtarak të Hamasit, në një sulm ajror në Gaza, trasmeton Insajderi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, të paktën 53 njerëz janë vrarë në Gaza që kur dhuna u përshkallëzua.
Hamas ka konfirmoi vdekjen e komandantit të brigadës dhe të “udhëheqësve dhe luftëtarëve të tjerë”.
Shërbimi i sigurisë i Izraelit, ka thënë se komandanti i brigadës për Gaza ishte në mesin e anëtarëve të lartë të grupit militant Hamas që është vrarë, shkruan ‘Reuters’.
“Një burim palestinez, ka deklaruar se përpjekjet për armëpushim nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara nuk kishin bërë asnjë përparim për t’i dhënë fund dhunës që u ndez këtë javë”, shkruan kjo media.
Ofensiva është më e rëndë mes Izraelit dhe Hamasit që nga një luftë e vitit 2014. /Insajderi.com