Tottenham e sheh Inzaghin si trajner të ri për sezonin e ardhshëm

Tottenham e sheh Inzaghin si trajner të ri për sezonin e ardhshëm

Simone Inzaghi prej kohësh përflitet si një zëvendësues i Andrea Pirlos te Juventusi, i cili do të shkarkohet pas përfundimit të sezonit, njofton Insajderi.

Megjithatë e ardhmja e trajnerit të Lazios mund të jetë në Premier League. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Tottenhamit kanë pasur së fundmi komunikime me teknikun italian, për t’i propozuar atij stolin e skuadrës londineze. Puna që ka bërë te Lazio, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe tashmë do përpiqen ta marrin në skuadrat e tyre.

Kujtojmë se Inzaghit i përfundon kontrata me Lazion në fund të sezonit dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë nisur akoma. /Insajderi.com