Formacionet e ndeshjeve në Serie A, Inter – Roma kryendeshja

Formacionet e ndeshjeve në Serie A, Inter – Roma kryendeshja

Do të startojnë në orën 20:45, shtatë përballjet e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A, e cila pritet të jetë tepër vendimtare për sa i përket objektivave, njofton Insajderi.

Me Interin të shpallur zyrtarisht kampion, padyshim që tashmë vëmendja është e gjitha në zonën Champions dhe në luftën për mbijetesë.

Napoli, Atalanta, Milani dhe Juventusit, janë katër klubet që po luftojnë aktualisht për tre vende. Kuqezinjtë e Piolit, janë mysafirë ndaj Torinës. Sfidë delikate edhe për Juventusin që ndeshet me Sassuolon e De Zerbit. Takime interesante pritet të jenë ato mes Interit dhe Romës si dhe Atalanta-Benevento.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen të theksohet fakti, se tre futbollistë shqiptarë aktivizohen si titullarë. Bëhet fjalë për Strakoshën, Kumbullën dhe Muriqin. Ndërkohë, Gjimshiti, Ismajli dhe Vojvoda nuk janë preferuar nga minuta e parë. /Insajderi.com