Netanyahu: Ofensiva kundër palestinezëve “nuk ka mbaruar”

Netanyahu: Ofensiva kundër palestinezëve “nuk ka mbaruar”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se ofensiva më e madhe e kombit të tij kundër Hamasit në vite nuk ka mbaruar ende.

“Ata sulmuan kryeqytetin tonë, ata qëlluan me raketa në qytetet tona. Ata po paguajnë dhe do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë për këtë,” tha ai pas konsultimeve të sigurisë në selinë e ushtrisë në Tel Aviv, raporton BBC, transmeton Insajderi.

“Nuk ka mbaruar akoma.”

Të paktën 83 njerëz janë vrarë në Gaza që nga përshkallëzimi i konfliktit të hënën. Në sulmet e fundit të raketave palestineze, një raketë goditi një ndërtesë afër Tel Aviv, duke plagosur pesë izraelitë. Deri më tani, shtatë njerëz janë vrarë në Izrael gjatë konfliktit. /Insajderi.com