
Një bombë që shpërtheu në një xhami në veri të Kabulit vrau 12 njerëz, ka njoftuar policia afgane, transmeton Insajderi.
Ndërsa, 15 të tjerë janë plagosur.
Incidenti ndodhi ndërsa zhvilloheshin lutjet e së premtes dhe adhuruesit ishin mbledhur për festën e Bajramit të Madh.
Zëdhënësi Ferdaës Faramarz ka thënë se imami i xhamisë, Mofti Naiman, ishte midis të vdekurve.
Bomba shpërtheu ndërsa lutjet kishin filluar. Askush nuk mori përgjegjësinë për bombën, por hetimet fillestare të policisë sugjerojnë se imami mund të ketë qenë shënjestra, ka thënë Faramarz.
Shpërthimi ndodh më pak se një javë nga një tjetër shpërthim në një shkollë ku u vranë 80 persona, shumica e tyre nxënëse që i përkisnin pakicës etnike myslimane shiite Hazara. /Insajderi.com