Lideri opozitar në Britani të Madhe fton njerëzit të solidarizohen me Palestinën

Lideri opozitar në Britani të Madhe fton njerëzit të solidarizohen me Palestinën

Lideri opozitar në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn, ka ftuar sot qytetarët që të dalin në rrugë për t’u solidarizuar me Palestinën.

Ai kërkoi që të pranishmit të kenë kujdes e të zbatojnë të gjitha masat anti-COVID.

“Nëse mund ta bëni në një mënyrë të sigurt, ejani dhe bashkohuni me ne sot në mesditë në Londër për të qëndruar në solidaritet me Palestinën”, ka shkruar Corbyn në Facebook.

Në Gaza po zhvillohet një konflikt në mes Izraelit dhe Palestinës.

Ditë më parë kishte edhe organizime të tjera në Londër si dhe kryeqendra tjera perëndimore. /Insajderi.com