Ibrahimoviç humb Europianin me Suedinë shkaku i lëndimit

Ibrahimoviç humb Europianin me Suedinë shkaku i lëndimit

Paraditen e sotme u dha lajmi se Zlatan Ibrahimoviç kishte mbyllur sezonin me Milanin pas dëmtimit në gju në sfidën ndaj Juventusit, por lajmet e këqija për sulmuesin shtatlartë nuk kanë mbaruar pasi me shumë mundësi suedezi e ka mbyllur dhe me Suedinë në prag të Kampionatit Europian, njofton Insajderi.

Ibra u vizitua ditën e sotme në qendrën stërvitore në Milanelo nga doktori Volker Musahi, i cili ka bërë një vlerësim të situatës duke i shtyrë me 6 jave rikthimin në fushat e blerta shtatlartit suedez.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e kombëtares së Suedisë në “Twitter” duke humbur kështu lojtarin më me eksperiencë të ekipit. /Insajderi.com