Ditën e sotme skuadra e Ulpianës siguroj ngjitjen në Superligën e Kosovës, njofton Insajderi.
Pas ndeshjes me Ramis Sadikun, futbollistët e Ulpianës janë parë duke festuar në rimorkion e një kamioni.
Në foto shikohen se si futbollistet janë kthyer nga rruga dhe festojnë me njerëzit në qytetin e tyre.
Një arritje e madhe kjo për klubin nga Lipjani, që edhe më parë ishte pjesë e elitës kosovare të futbollit, i cili zgjodhi një mënyrë origjinale për të festuar arritjen e tyre. /Insajderi.com