Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit

Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit

Ushtria izraelite ka thënë se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, transmeton Insajderi.

Sulmet ajrore izraelite të dielën në Gaza kanë vrarë të paktën 26 persona.

“Militantë qëlluan më shumë raketa në drejtim të Izraelit, duke bërë që njerëzit të largoheshin për strehim”, ka shkruar ‘BBC’.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se do të vazhdojë “t’iu përgjigjet me forcë”, sulmeve të raketave, derisa konflikti me palestinezët në Gaza hyn në ditën e shtatë.

Deri më tani të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, derisa Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë./Insajderi.com