Drita dhe Ballkani fitojnë – rezultatet në Superligë

Drita dhe Ballkani fitojnë – rezultatet në Superligë

Gjatë të dielës, Superliga e Kosovës në futboll ka vazhduar me javën e 35-të kampionale, teksa në këtë xhiro u vendos edhe titulli i kampionit, njofton Insajderi.

Me fitoren e Prishtinës ndaj Gjilanit, kryeqytetasit siguruan titullin e kampionit, ndërsa ndjekësit me të afërt të saj, Drita dhe Ballkani gjithashtu shënuan fitore.

Drita ka shënuar fitore si mysafire e Drenicës, duke e mposhtur 0:3, me golat e Limanit, Shabanit dhe Alidemës.

Ballkani në sfidën tjetër ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me shifrat 4:3. Golat për suharekasit u shënuan nga Krasniqi, Hoxha dy herë dhe Daku, ndërsa golat për mysafirët u realizuan nga Muja, Shala dhe Memaj.

Në sfidat tjera u arritën këto rezultate:

Arbëria – Llapi 3:2

Feronikeli – Besa 3:1

Gjilani – Prishtina 1:2

Tabela:

  1. Prishtina 78 pikë
  2. Drita 73 pikë
  3. Ballkani 71 pikë
  4. Gjilani 48 pikë
  5. Llapi 42 pikë
  6. Drenica 42 pikë
  7. Feronikeli 41 pikë
  8. Arbëria 40 pikë
  9. Trepça ’89 39 pikë
  10. Besa 12 pikë

/Insajderi.com