Tottenham fiton sfidën në shtëpi ndaj Wolvesit

Tottenham fiton sfidën në shtëpi ndaj Wolvesit

Tottenhami mori një fitore të vlefshme 2-0 përballë Wolvesit në ndeshjen për javën e 36-të të Premier Ligës angleze, njofton Insajderi.

Protagonisti i ndeshjes për “spursat” ishte mesfushori danez Hojbjerg, i cili shënoi gol dhe dhuroi asist për shokun e skuadrës Harry Kane.

Tottenhami e mbylli pjesën e parë në avantazh pas golit të Kane i cili realizoi në minutën e fundit para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Goli i sigurisë u shënuar nga mesfushori Hojbjerg, i cili u transferua verën e kaluar nga skuadra e Southamptonit.

Me këtë fitore Tottenham ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 59 pikëve, vend i cili të siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës sezonin tjetër. /Insajderi.com