Pakistani kërkon nga bota e qytetërua të ndërhyjë për të mbrojtur palestinezët

Pakistani kërkon nga bota e qytetërua të ndërhyjë për të mbrojtur palestinezët

Pakistani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndërhyrje urgjente për të mbrojtur palestinezët nga agresioni izraelit, i cili ka vrarë të paktën 181 palestinezë që nga 10 maji, transmeton Insajderi.

Duke u adresuar në një takim emergjent virtual të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mahmood Qureshi bëri thirrje për zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi çështjen e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pakistani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndërhyrje urgjente për të mbrojtur palestinezët nga agresioni izraelit, i cili ka vrarë të paktën 181 palestinezë që nga 10 maji.

Duke u adresuar në një takim emergjent virtual të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mahmood Qureshi bëri thirrje për zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi çështjen e Palestinës.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbrojë palestinezët kundër përdorimit të hapur dhe të paligjshëm të forcës dhe shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut. Ai duhet të ndërhyjë urgjentisht dhe të ndërmarrë veprime të bashkërenduara për të ndaluar mizoritë izraelite kundër popullatës civile në Gaza”, tha ai, duke shtuar se bombardimet në Gaza “duhet të ndalen menjëherë”.

Tensionet u përhapën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah.

Nuk duhet të ketë asnjë mosndëshkim për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli, përfshirë Konventën e Katërt të Gjenevës dhe traktate të ndryshme të të drejtave të njeriut, tha ministri i Jashtëm.

“Përpjekjet për të krijuar një ekuivalent të rremë midis Izraelit, agresorit, dhe palestinezëve, viktimave, janë të pafalshme dhe si zëri kolektiv i Umetit Musliman, OBI duhet të punojë në unitet për të shpërndarë këtë perceptim qëllimisht mashtrues”, tha ai, duke iu referuar propagandës që e quan masakrën ndaj palestinezëve si konflikt.

“OBI i detyrohet çështjes palestineze për zanafillën e saj. Në këto çaste nevoje, Umeti Musliman duhet të shfaqë solidaritet dhe mbështetje të fortë për vëllezërit dhe motrat e tyre palestineze”, deklaroi Qureshi.

Ai përsëriti mbështetjen e Pakistanit për një zgjidhje me dy shtete, me kufijtë para vitit 1967 dhe Jeruzalemin (Kudsin) si kryeqytetin e një shteti palestinez të pavarur.

Duke refuzuar zgjerimin e vazhdueshëm të vendbanimeve kolone hebreje në territoret e pushtuara dhe dëbimin e palestinezëve nga pronat e tyre, ai tha se tragjedia e dëbimeve të detyruara të palestinezëve nga lagjja Shaikh Jarrah e Kudsit është shfaqja e fundit e përpjekjes sistematike të Izraelit për të ndryshuar strukturën demografike; statusin historik dhe juridik; dhe karakterin arabo-islam dhe të krishterë të Kudsit.

“Kjo është haptazi e paligjshme, e pamoralshme dhe e papranueshme”, theksoi kryediplomati pakistanez.

Qureshi riafirmoi “solidaritetin e palëkundur me qeverinë dhe popullin e Palestinës, që mbrojnë me guxim të drejtat e tyre legjitime”.

Pakistani, tha ai, është gati të bashkojë forcat me vendet e tjera anëtare të OBI-së në “çdo veprim për të ndaluar” gjakderdhjen e vazhdueshme dhe për të rivendosur dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut të popullit palestinez në territoret e okupuara.

“Ne nuk duhet ta zhgënjejmë popullin palestinez në këtë moment kritik”, u shpreh Qureshi.

Udhëheqja pakistaneze ka qenë aktive në frontin diplomatik që nga përshkallëzimi i Tel Avivit. Udhëheqësit kanë biseduar me homologët e tyre të disa vendeve muslimane, përfshirë Arabinë Saudite dhe Turqinë, për të diskutuar situatën.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbrojë palestinezët kundër përdorimit të hapur dhe të paligjshëm të forcës dhe shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut. Ai duhet të ndërhyjë urgjentisht dhe të ndërmarrë veprime të bashkërenduara për të ndaluar mizoritë izraelite kundër popullatës civile në Gaza”, tha ai, duke shtuar se bombardimet në Gaza “duhet të ndalen menjëherë”.

Tensionet u përhapën nga Kudsi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah.

Nuk duhet të ketë asnjë mosndëshkim për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli, përfshirë Konventën e Katërt të Gjenevës dhe traktate të ndryshme të të drejtave të njeriut, tha ministri i jashtëm.

“Përpjekjet për të krijuar një ekuivalent të rremë midis Izraelit, agresorit, dhe palestinezëve, viktimave, janë të pafalshme dhe si zëri kolektiv i Umetit Musliman, OBI duhet të punojë në unitet për të shpërndarë këtë perceptim qëllimisht mashtrues”, tha ai, duke iu referuar propagandës që e quan masakrën ndaj palestinezëve si konflikt.

“OBI i detyrohet çështjes palestineze për zanafillën e saj. Në këto çaste nevoje, Umeti Musliman duhet të shfaqë solidaritet dhe mbështetje të fortë për vëllezërit dhe motrat e tyre palestineze”, deklaroi Qureshi.

Ai përsëriti mbështetjen e Pakistanit për një zgjidhje me dy shtete, me kufijtë para vitit 1967 dhe Kudsin si kryeqytetin e një shteti palestinez të pavarur.

Duke refuzuar zgjerimin e vazhdueshëm të vendbanimeve kolone hebreje në territoret e pushtuara dhe dëbimin e palestinezëve nga pronat e tyre, ai tha se tragjedia e dëbimeve të detyruara të palestinezëve nga lagjja Shaikh Jarrah e Kudsit është shfaqja e fundit e përpjekjes sistematike të Izraelit për të ndryshuar strukturën demografike; statusin historik dhe juridik; dhe karakterin arabo-islam dhe të krishterë të Kudsit.

“Kjo është haptazi e paligjshme, e pamoralshme dhe e papranueshme”, theksoi kryediplomati pakistanez.

Qureshi riafirmoi “solidaritetin e palëkundur me qeverinë dhe popullin e Palestinës, që mbrojnë me guxim të drejtat e tyre legjitime”.

Pakistani, tha ai, është gati të bashkojë forcat me vendet e tjera anëtare të OBI-së në “çdo veprim për të ndaluar” gjakderdhjen e vazhdueshme dhe për të rivendosur dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut të popullit palestinez në territoret e okupuara.

“Ne nuk duhet ta zhgënjejmë popullin palestinez në këtë moment kritik”, u shpreh Qureshi.

Udhëheqja pakistaneze ka qenë aktive në frontin diplomatik që nga përshkallëzimi i Tel Avivit. Udhëheqësit kanë biseduar me homologët e tyre të disa vendeve muslimane, përfshirë Arabinë Saudite dhe Turqinë, për të diskutuar situatën. /Insajderi.com