Struga mposht Sileksin, ekipi shqiptar siguron garat evropiane – rezultatet në elitën e futbollit maqedono-verior

Struga mposht Sileksin, ekipi shqiptar siguron garat evropiane – rezultatet në elitën e futbollit maqedono-verior

Struga arriti të marrë një fitore të vuajtur 0-1 përballë Sileksit, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Kupat e Europës pas gjashtë viteve të krijimit si klub futbolli, njofton Insajderi.

Struga triumfoi në këtë ndeshje me 10 lojtarë në fushë pas daljes nga loja me karton të kuq të Altiparmakovskit në minutën e 28-të të takimit.

Heroi për skuadrën shqiptare ishte Jahja, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 67-të të takimit. Struga e mbylli kampionatin në vendin e tretë në kuotën e 57 pikëve, dy më shumë se Makedonija GP e vendit të katërt.

Në takimin tjetër të ekipit shqiptar, Renova ka barazuar në shtëpi me Rabotniçkin duke luajtur 1:1, teksa ndodhen në vendin e 10-të në tabelë, ku për të siguruar mbijetesën duhet të zhvillojë ndeshjet e barazhit. /Insajderi.com