Alisson shënon për Liverpool, “të kuqtë” fitojnë ndaj West Bromit dhe mbajnë gjallë shpresat për Champions

Alisson shënon për Liverpool, “të kuqtë” fitojnë ndaj West Bromit dhe mbajnë gjallë shpresat për Champions

Liverpool ka marrë një fitore të madhe 1-2 në transfertë ndaj West Bromit teksa “redsat” i falen golit të portierit Alisson Becker në minutën e fundit të sfidës, njofton Insajderi.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Robson Kanu në minutën e 15-të të takimit. Për të barazuar shifrat mendoi Muhamed Salah i cili shfrytëzoi një pasim të Mane dhe tundi rrjetën në minutën e 33-të të takimit.

Teksa gjithçka po shkonte drejt barazimit, në një goditje këndi në minutën e fundit të takimit portieri i Liverpoolit, Alisson Becker bëri mrekullinë duke dërguar topin në rrjetë pas një goditje me kokë.

Me këtë fitore Liverpoli ngjitet në vendin e pestë në renditje me një pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt dhe mban gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. /Insajderi.com