Trajneri i Sassuolos, De Zerbi emërohet trajner i Shakhtar Donetks nga edicioni i ardhshëm

Trajneri i Sassuolos, De Zerbi emërohet trajner i Shakhtar Donetks nga edicioni i ardhshëm

Roberto De Zerbi do të jetë trajneri i ri i Shakhtar Donetsk nga edicioni i ardhshëm, njofton Insajderi.

Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano i cili me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”, ka deklaruar se trajneri i Sassuolos do të jetë “timonieri” i ri i skuadrës ukrainase dhe do të firmosë një kontratë deri në vitin 2023.

De Zerbi ka shkëlqyer në këto vitet e fundit në Serinë A, mbi të gjitha këtë sezon ku aktualisht skuadra nga Rexhio-Emilia mban vendin e tetë në kuotën e 58 pikëve, arritje për një klub si Sassuolo, por gjithashtu vlen të theksohet edhe spektakli i dhuruar në këtë kampionat. /Insajderi.com