Simeone për Luis Suarezin: Kush më mirë se ai di të vendosë një ndeshje

Simeone për Luis Suarezin: Kush më mirë se ai di të vendosë një ndeshje

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lavdëruar lojtarët e tij për përformancën e së dielës pas fitores 2-1 në shtëpi kundër Osasunas, shkruan Insajderi.

Goli i vonë i Luis Suarez i siguroi Atletico Madridit fitore shumë të rëndësishme në sfidën e tyre të titullit në La Liga.

Simeone ka thënë se ekipi i tij ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe se ata kishin mundësi të shënimit të më shumë golave.

“Ekipi bëri një paraqitje të shkëlqyeshme pas përpjekjeve kundër Osasunas. Ne kishim mundësi shënimi të disa golave“, ka dekalruar ai pas ndeshjes.

Simeone ka lëvduar Luis Suarezin duke thënë se “Na jep një status të shkëlqyeshëm dhe kush më mirë se ai di të vendosë një ndeshje?”.

Ky ishte goli i 20-të i Suarezit për Atleticon në këtë sezon.

Atletico Madridi luan në takimin e fundit ndaj Real Valladolidit./Insajderi.com