Portieri i Barcelonës, gardiani gjerman, Marc-Andre Ter Stegen ka dhënë lajmin e keq të mospjesëmarrjes në Kampionatin Europian me kombëtaren gjermane të futbollit si pasojë e një dëmtimi në gju i cili do ta detyrojë të operohet në fund të këtij muaji, njofton Insajderi.
Gardiani gjerman e nisi ditën e djeshme si titullar sfidën e humbur në shtëpi ndaj Celta Vigos, por ditën e sotme është bërë vlerësimi i situatës së tij duke marrë lajmin e keq.
“Unë kam vendosur së bashku me ekipin mjekësor të klubit që do të bëj një ndërhyrje në gju. Jam i trishtuar që do të humbas EURO 2020 këtë verë me Gjermaninë. Për herë të parë pas shumë vitesh do të jem një tifoz në shtëpi duke mbështetur vendin tim, shpresoj ta fitojmë! Pas pushimit të verës, kur të kthehemi në fushë shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe një herë me tifozët, më ka marrë malli! Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë një sezoni të vështirë dhe qëndroni të shëndetshëm!”, shkruan Ter Stegen. /Insajderi.com