Nga një sulm i armatosur në Nigeri, 10 persona kanë humbur jetën

Nga një sulm i armatosur në Nigeri, 10 persona kanë humbur jetën

Në provincën Taraba të Nigerisë në Afrikën Perëndimore 10 persona humbën jetën në një sulm të armatosur, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së provincës Taraba, David Misal, në një deklaratë për shtypin lokal tha se persona të armatosur, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar ende, kryen një sulm në rajonin Bali të provincës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se 10 persona humbën jetën dhe shumë tjerë u plagosën në sulm, Misal deklaroi se forcat e sigurisë u dërguan në rajon dhe ngjarjet u morën nën kontroll.

Në vend përdorimi i motorëve është ndaluar në disa provinca për shkak të sulmeve të fundit nga persona të armatosur me motorë.

Herë pas here, ndodhin përplasje të dhunshme midis fisive, për shkak të mosmarrëveshjes për tokën. /Insajderi.com