Tragjedi në futbollin italian, futbollisti bënë vetëvrasje

Tragjedi në futbollin italian, futbollisti bënë vetëvrasje

Një tragjedi ka ndodhur në Itali ku ish-mesfushori i Avellinos, Filippo Viscido është gjetur i vetvarur në shtëpinë e tij në Batipalia, njofton Insajderi.

31 vjeçari aktualisht ishte pa skuadër dhe po priste ndonjë telefonate nga ndonjë klub, por i dha fund jetës duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij.

Viscido e nisi karrierën në vitin 2008 me fanellën e Pomilianos ndërsa në karrierë ka luajtur për Cavesen, Avellinon dhe Potenzën. /Insajderi.com