Forcat afgane të sigurisë vrasin 19 militantë talebanë në provincën Faryab

Forcat afgane të sigurisë vrasin 19 militantë talebanë në provincën Faryab

Të paktën 19 militantë talebanë janë vrarë gjatë një operacioni të forcave afgane të sigurisë në provincën Faryab, në veri të Afganistanit, transmeton Insajderi.

Forcat afgane të sigurisë kryen aksione operacione kundër talebanëve në fshatin Hoja Numasa, në Faryab, raporton Anadolu Agency (AA).

Është konfirmuar se në operacion janë vrarë të paktën 19 talebanë ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Po ashtu theksohet se në mesin e të vrarëve gjendet edhe një pjesëtar i rangut të lartë të kësaj organizate.

Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me këto sulme.

Afganistani gjendet në krizë të thellë shumë vjeçare politike dhe të sigurisë që shihet si një luftë për pushtet mes talebanëve dhe forcave qeveritare.

Sulmet në Afganistan nuk pushojnë as pas fillimit të negociatave paqësore që delegacionet e kryengritësve talebanë dhe qeverisë afgane i filluan nga mesi i shtatorit të vitit të kaluar në Doha të Katarit. /Insajderi.com