Sezoni fantastik për Besiktasin, përfundoi me dy trofe të fituar. Fillimisht javën e kaluar fituan titullin e kampionit, teksa sonte fituan edhe Kupën e Turqisë, njofton Insajderi.
Pas Superligës Turke, Besiktasi duke e mposhtur Antalyasporin me rezultat 0-2, e fitoi edhe Kupën e Turqisë.
Josef shënoi për skuadrën nga Stambolli që nga minuta e tretë, derisa epërsinë e dyfishoi Valentin Rosier në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë nuk pati gola më dhe kështu Kupa i takoi Besiktasit.
Besiktasi gjatë historisë së tij në Kupën e Turqisë, ka luajtur 16 finale, prej tyre 10 herë arriti të stoliset me këtë trofe. /Insajderi.com