Francezi, Antonie Griezman mund të rikthehet te ish-skuadra e tij; Atletico Madrid.
Sipas mediave spanjolle këtë e dëshiron trajneri i klubit nga Madridi, Diego Simeone.
Në verën e vitit 2019, Griezman u transferua te katalunasit të cilët për shërbimet e sulmuesit paguan 120 milionë euro.
Por, edhe nëse vendosin ta lirojnë lojtarin – do të bëjnë këtë duke kërkuar një shumë të lartë nga Atletico Madrid. /Insajderi.com