Abramoviç ndihmon tifozët e Chelseat për të ndjekur finalen e Champions League

Abramoviç ndihmon tifozët e Chelseat për të ndjekur finalen e Champions League

Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt do të luhet në datën 29 maj në stadiumin “Do Dragao” të skuadrës së Portos në Portugali, njofton Insajderi.

Vetëm disa ditë më parë UEFA njoftoi praninë e tifozëve në këtë ndeshje duke hapur dritën jeshile për rikthimin e tyre pas 1 viti mungesë.

Secila skuadër do të ketë të pranishëm 5800 tifozë dhe pronari i bluve të Londrës, Roman Abramoviç ka vendosur që të heqë të gjitha shpenzimet e udhëtimit me avion për tifozët e Chelseat duke i ndihmuar mbështetësit e ekipit pas pandemisë që u përhap në të gjithë botën.

Kujtojmë se të njëjtën gjë bëri dhe skuadra e Manchester Cityt, ku ishte sheiku Mansur ai i cili njoftoi për heqjen e shpenzimeve të udhëtimit nga ana e klubit për mbështetësit e saj. /Insajderi.com