Sipas asaj që raporton gazeta “AS” në Argjentinë, “Copa America 2021” rrezikon të ndryshojë vendndodhje për shkak të trazirave të fundit në vendin pritës në Kolumbi, njofton Insajderi.
Një numër i madh njerëzish ka dalë në rrugë dhe protestojnë kundër kremtimit të ngjarjeve sportive duke detyruar disa ndeshje të shtyhen ose të luhen në vende të tjera për shkak të tensionit të krijuar.
Vetë Kolumbia po përjeton një situatë kaotike mes tensioneve shoqërore dhe politike. E planifikuar për tu luajtur vitin e kaluar, “Copa America” u shty për shkak të pandemisë, por problemet e reja vënë në rrezik mbajtjen e kompeticionit.
Gjithashtu gazeta shkruan se Federatat ka gati planin tjetër, që të transferojë kompeticionin në Argjentinë, por edhe këtu ekziston rreziku pasi numri i lartë i infektimeve me Covid-19 mund të çojë vendin drejt një karantine tjetër.
Nuk dihet ende se çdo të ndodhë me eventin futbollistik më të madh të kontinentit i cili starton në 13 qershor. /Insajderi.com