Arsenali ka shënuar një fitore jo të lehtë si mysafir i Crystal Palace, duke shënuar dy herë krejt në fund të ndeshjes, ndërsa takimi u mbyll me shifrat 1:3 për mysafirët nga Londra, njofton Insajderi.
Arsenali kaloi në epërsi me Pepen në minutën e 35’, ndërsa Benteke barazoi për Crystal Palace në minutën e 62’. Palace pati mundësinë edhe ta fitojë ndeshjen, por Benteke dhe Zaha humbën disa mundësi të mira për të shënuar. Goli i fitores për Arsenalin erdhi në minutën e 91’ përmes Martinellit, ndërsa fitoren e konfirmoi Pepe në minutën e 95’.
Me këtë fitore, Arsenali mban gjallë shpresat për Europa League, por në xhiron e fundit të stinorit përveç fitores, do t’i nevojiten edhe gabimet e Tottenhamit e Evertonit. /Insajderi.com