Interi merr hua nga “Oaktree” për të paguar pagat e lojtarëve

Interi merr hua nga “Oaktree” për të paguar pagat e lojtarëve

Burime nga Italia bëjnë me dije se presidenti i Interit Stiven Zhang ka mbyllur marrëveshjen me bankën kaliforniane të Oaktree mbi shifrën e 275 milionë eurove, njofton Insajderi.

E gjithë kjo situatë erdhi si pasojë e krizës financiare që shkaktoi pandemia në shtëpinë zikaltër, por shoqëria kineze ka gjetur zgjidhjen për situatën aspak komode në të cilën ndodhej. Sipas gjasave, klubi do ta përdorë këtë hua që të shlyeje pagat e prapambetura të lojtarëve dhe të investojë në merkaton e verës.

Po çfarë është “Oaktree”? Bëhet fjalë për një nga furnitorët e garancive ekonomike për ndërmarrjet në krizë. Prezent që tani në futboll me 80% të Cannes, skaudra e Ligës 2 e rënë nga kategoria në 2019-ën dhe e blerë nga amerikanët në shtatorin e 2020-ës.

Pesë vite më parë, ndërkohë blerja e Swansea City. Mes ortakëve të “Oaktree” bën pjesë edhe “Qatar Investment Authoriry”, pronare e PSG-së. Presidenti është Stenli Marks, i konsideruar një menaxher i duruar dhe i orientuar drejt programeve afatgjata. /Insajderi.com