Deklarata e presidentit të Atleticos së Madridit se të gjithë do ta donin Antoine Grizmannin në skuadër, shtoi zërat për një shkëmbim të mundshëm mes palëve, njofton Insajderi.
Barcelona është e gatshme që ta sakrifikojë yllin francez sepse nuk po bind aspak, por Atletico nuk ka ndërmend që ta rikthejë sërish.
Kostot ekonomike do të jenë shumë të larta për një operacion të tillë dhe drejtuesit as nuk e mendojnë fare. Joao Felix shihet si lojtari i duhur për të ardhmen dhe për ndërtimin e një skuadre kompetitive edhe në Europë. Kjo do të thotë se ideja e shkëmbimit mes tij dhe Grizmannit më shpejt u zbeh sesa ishte e vërtetë. /Insajderi.com