Buffon fitoi një tjetër trofe me Juventusin, teksa ditën e djeshme së bashku me skuadrën mposhtën në finale të Kupës së Italisë, Atalantën, njofton Insajderi.
43 vjeçari ishte titullar duke lënë në stol Szczesny, i cili ka pasur luhatje në ndeshjet e fundit. Pavarësisht gëzimit të një tjetër trofeu për Buffon, kjo fitore ishte një rast mjaft i veçantë për të. Në vitin 1999 Gianluigi Buffon e fitoi Kupën e Italisë me Parmën, ku shok skuadre kishte Enrico Chiesa-n, i cili është babai i Frederico Chiesa.
Ndërsa ditën e djeshme e fitoi me Frederico Chiesan, pikërisht pas 22 viteve. Karriera e Buffon është jashtë çdo kufijve normalë, pasi të gjithë lojtarët në moshën e tij kanë dhënë dorëheqjen nga futbolli. Fitimi i Kupës së Italisë si me babain ashtu dhe me vetë Chiesan, tregon që ndoshta Buffon duhet t’i “mbyllë hesapet” me futbollin. /Insajderi.com