Kosova do të marrë pjesë më 6 norma olimpike në “Tokio 2020”

Kosova do të marrë pjesë më 6 norma olimpike në “Tokio 2020”

Kosova pritet të përfaqësohet me gjashtë garues në Lojërat Olimpike Tokio 2020, shkruan Insajderi.

Të pesë normat janë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja.

Xhudistët janë të prirë nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, të cilët përmes rezultateve të tyre kanë të siguruara normat.

Ndërkohë, normën e ka edhe Egzon Shala nga mundja që i përket kategorisë deri në 125 kilogramë

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se ka siguruar edhe tri ftesa të universalitetit, dy do të jenë për sportin e notit dhe një për atletikën.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 të shtyra për shkak të pandemisë COVID- 19, mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë./Insajderi.com