Argjentina do t’i rikthehet karantinimit

Argjentina do t’i rikthehet karantinimit

Qeveria argjentinase ka njoftuar për një bllokim të vendit pasi që ka regjistruar rreth 35 mijë raste të reja të infektimit me COVID-19 për të tretën ditë radhazi, transmeton Insajderi.

Kjo qeveri ka treguar se masat do të zgjasin nga 22 deri më 31 maj dhe do të kufizojnë qarkullimin, aktivitetet sociale, të biznesit, arsimore, fetare dhe sportive.

Ndërsa, punëtorët me punë thelbësore do të përjashtohen nga masat, raporton ‘Associated Press’.

“Ne po jetojmë momentin më të keq që kur filloi pandemia. Ne duhet ta marrim seriozisht këtë situatë kritike dhe të mos natyralizojmë aq shumë tragjedinë “, tha Presidenti Alberto Fernandez.

Ai shpjegoi se pas datës 31 maj, masat pandemike do të kthehen në nivelin e tyre aktual.

Të martën, Argjentina tejkaloi rekordin e tij ditor të infeksioneve dhe vdekjeve nga virusi me 35 mijë e 543 raste të reja dhe 745 vdekje./Insajderi.com