Media spanjolle: Lautaro drejt transferimit te Atletico Madrid

Media spanjolle: Lautaro drejt transferimit te Atletico Madrid

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Marca” agjenti i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, ka udhëtuar drejt Spanjës për tu takuar me drejtues të Atletico Madridit, njofton Insajderi.

Gazeta raporton se udhëtimi ka qenë vetëm për të parë nëse ka ndonjë interes ka dy skuadrat e kryeqytetit pasi Interit nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin argjentinas.

Zikaltrit po kërkojnë të mbajnë grupin që fitoi titullin e Serisë A duke mbyllur dhe marrëveshjen me financuesit amerikan të Oaktree për të paguar rrogat e prapambetura të lojtarëve.

Nuk është hera e parë që Lautaro përflitet për një transferim drejt Spanjës, teksa më herët ishte vetë argjentinasi i cili pohoi se ishte afër kalimit tek Barcelona, por në momentin e fundit vendosi të qëndrojë tek Interi. /Insajderi.com