Atletico Madrid kampion në La Liga

Atletico Madrid kampion në La Liga

Ateltico Madrid ka fituar titullin kampion në La Liga, teksa ka triumfuar në ndeshjen e fundit ndaj Valladolidit me përmbysje rezultati, duke mbajtur kryesimin, njofton Insajderi.

Atletico Madridi e gjeti veten në disavantazh në pjesën e parë, kur Plano shënoi në minutën e 18’, derisa në pjesën e parë ekipi i Simeones nuk prodhoi ndonjë rast të rrezikshëm për gol.

Përmbysja e Atletico Madridid erdhi në pjesën e dytë, fillmisht me Correan i cili barazoi rezultatin në minutën e 57’ dhe me Suarezin i cili i ndodhur përballë portierit tregoi klasin dhe përvojën duke kaluar skuadrën e tij në avantazh 1-2, njëkohësisht dhe duke ia siguruar titullin për këtë stinor.

Ky ishte titulli i 11 i La Ligas në historinë e Atletico Madridit, e cila është e vetmja skuadër e cila herë pas here i jep fund dominimit tash e sa vjeçar Barcelona-Real Madrid.

Diego Siemone feston kështu titullin e dytë kampion në krye të Atleticos, pas atij fituar në vitin 2014. Reali i Madridit mbetet në vendin e dytë me dy pikë më pak. /Insajderi.com