Pas triumfit me Atleticon në La Liga, nuk i mbante lotët Suarez

Pas triumfit me Atleticon në La Liga, nuk i mbante lotët Suarez

Luis Suarez i ka dhënë titullin kampion Atletico Madridit, teksa me golat e tij gjatë gjithë sezonit, por më shumë me dy golat në dy ndeshjet e fundit ku përmbysi rezultatin, është padyshim lojtari më i mirë i sezonit për skuadrën e Simeones, njofton Insajderi.

Pas ndeshjes, sulmuesi uruguaian e kishte të pamundur t’i mbante lotët, teksa u ul në fushë, dhe me telefonin në dorë, qante si një fëmijë. Moment emocionues ky, duke ditur edhe sesi lojtari mbërriti te Atletico në fillim të sezonit. Te Barcelona e nënvlerësuan Suarezin dhe i kërkuan largimin, duke i thënë se nuk ishte në planet e klubit.

Për këtë ka folur edhe sulmuesi pas ndeshjes, ku është shprehur: “Ishte një sezon i vështirë, për mënyrën sesi nuk më vlerësuan te Barcelona dhe te Atletico më hapën derën. Shumë njerëz vuajtën për mua. Më së shumti vuajtën gruaja dhe fëmijët e mi. Atletico kishte një sezon shumë të vështirë. Messi do jetë i lumtur për mua, sepse ne jemi miq”. /Insajderi.com