Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme në kampionatin austriak, ku skuadra e tij, Salzburg u përballë me skuadrën e Tirolit, njofton Insajderi.
Berisha në këtë ndeshje shënoi hat-trick, derisa skuadra e tij fitoi me rezulta të thellë 4-0 [Bernardo 8’, Berisha 26’ 43’ 66’].
Kjo ishte ndeshja e fundit kampionale për Salzburgun, që sivjet festoi titullin kampion për herë të 15-të.
Berisha me këtë hat-trick e mbylli stinorin me gjithsej 22 gola të shënuara në të gjitha garat. /Insajderi.com
Mërgim Berisha 26', Salzburg – Tirol 2-0pic.twitter.com/ByGrtCUfe3
— TopSporti (@topsportinews) May 22, 2021