Trepça ’89 fiton sfidën ndaj Drenicës, Llapi dhe Feronikeli barazojnë ndërsa Besa fiton ndaj Gjilanit

Trepça ’89 fiton sfidën ndaj Drenicës, Llapi dhe Feronikeli barazojnë ndërsa Besa fiton ndaj Gjilanit

Trepça ‘89 ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Drenicës për t’i shpëtuar rënies direkte nga Superliga, njofton Insajderi.

Xehetarët fituan me rezultat 2-1 në një ndeshje me rivalitet të madh mes dy skuadrave.

Në shpëtim nga rënia e ish kampiones së dikurshme rol të madh luajti edhe humbja e Arbërisë ndaj Dritës, pasi që dobrajasit përfunduan në pozitën e parafundit.

Trepça ‘89 stinorin e mbylli në pozitën e tetë me pikë të njëjta (42) sikurse Feronikeli dhe Drenica, të cilët kanë bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërmjetme dhe janë renditur më lartë.

Në barazh ‘89-shi do t’i mat forcat me finalistin e Kupës, Dukagjinin.

Në takimet tjera u arritën këto rezultate:

Besa – Gjilani 1:0

Llapi – Feronikeli 1:1

/Insajderi.com