Chelsea rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin tjetër, ndonëse ditën e sotme arriti të mbajë vendin e katërt në kampionat, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “Mirror”, londinezët rrezikojnë t’iu zbriten pikë nga renditja dhe e gjitha lidhet me ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes me Leicesterin, ku skuadra e Tuchelit fitoi.
Në fundin e ndeshjes, lojtarët e Chelseat kishin konfrontime fizike me lojtarët e kundërshtarë. Për këtë, disiplina ka nisur një hetim dhe “Blutë” e Londrës rrezikojnë zbritje pikësh.
E gjitha lidhet me ngjarjet e ndodhura në shtatë vitet e fundit ku Chelsea është paralajmëruar për shkak se lojtarët e tyre shpesh herë kanë shkaktuar trazira dhe tani po mendohet një dënim i rëndë për klubin, për të marrë një mësim të mirë.
“Mirror” raporton se Chelsea ka kohë deri të martën për të hedhur poshtë akuzat, në të kundërt i pret dënimi. /Insajderi.com