Letra e shkruar nga Albert Einstein me ekuacionin e famshëm shitet për 1.2 milionë dollarë

Letra e shkruar nga Albert Einstein me ekuacionin e famshëm shitet për 1.2 milionë dollarë

Një letër e shkruar me dorë nga Albert Einstein që përmbante ekuacionin e tij të famshëm E=mc² u shit në ankand për më shumë se 1,2 milion dollarë, transmeton Insajderi.

Shtëpia e ankandeve PR me seli në Boston tha se letra është shitur për rreth tri herë më shumë nga sa ishte vlerësuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Letra në gjermanishte drejtuar fizikanit polako-amerikan Ludwik Silberstein mban datën 26 tetor 1946.

Ekuacioni E=mc², fillimisht i publikuar në një revistë shkencore në vitin 1905, shpjegon ekuivalencën e masës dhe energjisë në fizikë, dhe është pranuar si koncepti themelor i fizikës moderne.

Albert Einstein, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në historinë botërore, mori Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921 “për meritat në fizikën teorike, dhe veçanërisht për zbulimin e ligjeve të efektit fotoelektrik”. /Insajderi.com