U qëllua me armë në kokë – Aktivistja e “Black Lives Matter” në gjendje të rëndë

U qëllua me armë në kokë – Aktivistja e “Black Lives Matter” në gjendje të rëndë

Aktivistja e “Black Lives Matter”, Sasha Johnson, është në gjendje kritike pasi u qëllua në kokë.

27-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, ishte kërcënuar vazhdimisht me vdekje.

Sipas grupit të saj, ajo po trajtohet në kujdes intensiv pasi u “sulmua brutalisht” në orët e para të së dielës.

Të shtënat ndodhën në rrethin Southwark, në jug të metropolit anglez.

Incidenti u raportua nga aktivistët e partisë “Taking the Initiative”, që janë aktivë në fushën e barazisë sociale dhe të drejtave civile.

Policia nuk e ka konfirmuar identitetin e saj, por tha në këtë fazë nuk kishte prova që sulmi ishte shënjestruar në drejtim të saj.

Zyrtarët thanë se gruaja u dërgua në një spital në jug të Londrës me dëmtime kërcënuese për jetën dhe kanë bërë thirrje për dëshmitarë.

Familja e saj është informuar, gjithashtu.

Policia tha në këtë fazë se nuk kishte asnjë provë që sugjeronte se ishte një e shtënë në shënjestër ose se ajo kishte marrë ndonjë kërcënim të besueshëm ndaj saj para incidentit./Insajderi.com