Serbia nis shpërndarjen e ndihmave financiare për serbët në Kosovë

Serbia nis shpërndarjen e ndihmave financiare për serbët në Kosovë

Ka filluar shpërndarja e mjeteve financiare për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e cila u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmin e ka bërë të ditur të dielën mbrëma kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Ajo ka njoftuar se nga 100 euro do t’u ndahen serbëve që jetojnë në territorin e Kosovës, ndërsa nga 200 euro atyre të papunëve, raporton TV Pink, transmeton Insajderi.

Sipas saj, qëllimi është të mbështesin financiarisht serbët në Kosovë./Insajderi.com