Dy futbollistët shqiptar, Ardit Hila dhe Arbër Çyrbja do të largohen nga skuadra e Gjilanit pas vetëm një sezoni të luajtur me skuadrën gjilanase, njofton Insajderi.
Mesfushori Hila u transferua tek skuadra e Gjilanit pas vetëm një sezoni me Prishtinën, por nuk mundi të lërë dot gjurmë duke vendosur të rikthehet tek skuadra kryeqytetase. Ndërsa sulmuesi Çyrbja u transferua tek skuadra e Gjilanit pas disa aventurave në Kategorinë Superiore me skuadra si Teuta dhe Kukësi.
Gjilani nuk zhvilloi një sezon të mirë duke u renditur në vendin e katërt në kampionat, teksa drejtuesit kosovarë po mendojnë të krijojnë një skuadër fituese për sezonin tjetër, duke nisur më parë fushatën e largimeve më pas atë të afrimeve. /Insajderi.com