Spanja ka zbuluar listën me lojtarët për Kampionatin Europian, që do të startojë më 11 qershor. Mungesa e madhe është padyshim është ajo e qendërmbrojtësit të Real Madrid, Sergio Ramos, njofton Insajderi.
Mungesa e mbrojtësit lidhet me dëmtimet e shumta që ai ka pësuar gjatë këtij sezoni. Bie në sy që në listë nuk ka asnjë lojtar nga Reali i Madridit, si kurrë më parë në histori.
Në listë nuk mungojnë ata të Barcelonës. Kujtojmë se Spanja është në grupin E në Euro 202, aty ku bëjnë pjesë edhe Suedia, Polonia dhe Sllovakia. /Insajderi.com